17/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ministria e Arsimit: Kishte tentim për sulm nga hakerë por pamjet nuk janë nga kamerat e tona

Pas njoftimeve se Ministria e Arsimit është sulmuar nga disa hakerë grek, sot kjo ministri doli me sqarim duke treguar se ka patur tentim për sulm mirëpo pamjet që janë publikuar nga sulmuesit, janë të rreme dhe nuk përkojnë me kamerat e sigurisë në ministri, informon Zhurnal.

Sipas njoftimeve që vijnë nga Ministria e Arsimit, pamjet e publikuara nuk janë marë nga ministria dhe nuk kanë fare lidhje me kamerat e tyre.

Nga Ministria vetëm konfirmojnë se mbrëmë ka patur tentim për cyber sulm në Ministrinë e Arsimit.

Ndryshe sulmuesit kishin publikuar disa pamje nga kamerat e sigurisë për të cilat thonë se janë nga Ministria e Arsimit, dhe paralajmërojnë se janë në mbikqyrje 24/7.//Zhurnal.mk

Të fundit