28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ministria e Kulturës: Shfrytëzuesit e projekteve nga Konkurset vjetore për vitin 2021 duhet të hapin llogari të veçantë të transaksionit

Shfrytëzuesit të cilët i lidhin marrëveshjet për projektet e mbështetura në konkurset vjetore për vitin 2021 të Ministrisë së Kulturës, do të kenë obligim të hapin llogari të veçantë përmes së cilës do të realizohen të gjitha transaksionet e lidhura me projektin e mbështetur, kumtoi sot Ministria e Kulturës.

“Llogaria e dedikuar mundëson ndjekje ligjore dhe të saktë për shfrytëzimin e mjeteve buxhetore dhe është në drejtim të punës së shfrytëzuesve gjatë realizimit të projekteve. Hapja e llogarisë së dedikuar është e obligueshme vetëm për personat juridik, ndërsa jo edhe për personat fizik, të cilët janë shfrytëzues të mjeteve buxhetore”, theksuan nga Ministria.

Nga Ministria e Kulturës shtuan se janë të obliguar vazhdimisht ta ndjekin realizimin financiar të çdo projekti të mbështetur në Konkurset vjetore dhe të kryejnë kontroll mbi ligjin, shfrytëzimin ekonomik dhe të dedikuar të mjeteve.

Ministria e Kulturës shpreh bindje se definimi i obligimeve më të përpikta në pjesën e ndjekjes së transaksioneve financiare në një pjesë të madhe do të kontribuojë për realizim më efikas të projekteve të mbështetura në programin vjetor

Të fundit