29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ministria e Kulturës vazhdon me sakatimin e kulturës shqiptare (video)

Skandaloze.Ministria e Kulturës sot shpalli rezultatet e financimit të manifestimeve kulturore të vitit 2022 duke anashkaluar dhe refuzuar çdo gjë që ka vlerë në kulturën shqiptare.Kjo ministri e cila financohet nga paratë e qytetarëve të gjitha etniteteve refuzoi projekte që vite me rradhë organizohen me shumë sukses në vendbanimet shqiptare. Kjo ministri sot, vendosi që të mos financojë dy festivalet më të njohura për fëmijë Bilbilat e Korabit dhe festivalin Bletëzat. Në rezultatet e shpallura të sektorit për folklor nuk figurojnë shumë shoqëri kulturo-artistike që veprojnë në trevat shqiptare edhe pse kryetari I këtij komisioni është shqiptar. Prandaj me të drejtë shtrohet pyetja se sipas cilave kritere u zgjodhën projektet e financuara nga Ministria e Kulturës. Mbizotëroi kualiteti, përkatësia politike, apo ndonjë element tjetër që ka të bëjë me interesa të ngushta personale. Vetë fakti që anëtari i komisionit në lëmin e botimit Lulzim Haziri kohë më parë dha dorëheqje nga ky komision dhe poashtu edhe kryetari i komisionit për folklore Emin Gaxha poashtu u largua nga ky komision, le hapësirë të dyshohet në zgjedhje korrekte të projekteve kulturore që do të financohen nga kjo ministri për këtë vit.

“Informoj autorët dhe Shtëpitë botuese që kanë konkuruar në Konkursin e Ministrisë se Kulturës për vitin 2022, në lëmin e botimeve se unë, Lulzim Haziri, nuk e kam nënshkruar Raportin përfundimtar që u shpall sot dhe se paraprakisht jam tërhequr nga ky komision. Arsyet janë kryekëput objektive: moskënaqësia me vlerësimin jo meritor të disa autorëve të dëshmuar shqiptarë dhe rrefuzimi unanim që u bëhej disa vlerësimeve të mia”, shkruan në dorëheqjen e Lulzim Hazirit, anëtar i komisionit.

Pakënaqësia e autorëve shqiptarë si duket është bërë praktikë pas çdo shpallje të rezultateve të kësaj ministrie edhe pse dy funksione kyçe ai I zëvendësministrit dhe sekretarit shetëror u takojnë dy partive politike shqiptare që participojnë në qeveri.Ditëve në vijim pritet që ketë edhe reagime tjera si nga autorë poashtu edhe shoqata që janë anashkaluar në këtë konkurs./Tv Koha/

Të fundit