19/04/2024
4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ministria e punëve të brendshme realizon aksion kontrollues ndaj automjeteve që kanë xhama të zi dhe ndaj përdorimit të celularit gjatë drejtimit të automjetit

Dje (24-shkurt) prej ora 10.00 deri ora 15.00, në rajonin më të gjërë të Tetovës, është realizuar aksion kontrollues, në kornizat e të cilit theks i veçantë është përqëndruar në dy lloje shkeljeve edhe atë ndaj automjeteve që kanë xhama të zi (folia) pa A-test, dhe ndaj përdorimit të celularit gjatë drejtimit të automjetit.
Gjatë këtij aksioni, janë zbuluar gjithsej 20 vetura të cilat kanë pasur të vendosura folia në mënyrë joadekuate, ku prej të tyre 17 shoferë vullnetarisht i kanë larguar foliat nga xhamat e veturave, kurse 3 prej tyre do të ballafaqohen me parashtresë adekuate për folia të pa A-testuara.
Gjithashtu janë zbuluar edhe 41 vozitës të cilët gjatë drejtimit të automjetit e kanë përdorur telefonin celular, 8 vozitës kanë drejtuar para se të japin provimin për patentë shoferi, 1 me regjistrim të skaduar të veturës, 1 veturë me paregullsi në pajisjet e ndalimit (frenimit) dhe dy pronar të veturave të cilët u’a kanë mundësuar që veturat e tyre ti drejtojnë vozitës të cilët nuk e kanë kaluar provimin për patentë shoferi.
Të gjitha shkeljet e konstatuara në këtë aksion kontrollues, janë rrumbullaksuar me parashtresa adekuate, kurse 10 vozitës menjëher kanë qenë të larguar nga trafiku./TV KOHA/
……

Të fundit