25/04/2024
7.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ministria e Shëndetësisë me rekomandime për qytetarët e Maqedonisë për mbrojtje nga coronavirusi

Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, deri tani në Maqedoni nuk janë vërejtur raste të coronavirusit.

Krahas kësaj, në pajtim me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Ministria e Shëndetësisë ju bën apel qytetarëve që të ndjekim dhe respektojnë masat për parandalim.
“Të vendoset mbrojtje shtesë për ushqimin, të mos konsumohet ushqim i bërë nga kafshë të sëmura, të vendoset mbrojtje shtesë gjatë përgatitjes së ushqimit, të përdoren enë të ndryshme dhe të lahen pas çdo përgatitje të ushqimit, të vendoset mbrojtje e posaçme gjatë punës në tregje të hapura si mbajtja e pajisjeve gjatë kryerjes së punëve me kafshë apo me prodhime nga kafshët”, shprehen nga Ministria e Shëndetësisë.

Ata shtojnë se qytetarët duhet të mbrohen nga ftohjet dhe të shmangin kontakt me të sëmurë sa më shpesh të lajnë duart dhe gjatë teshtitjes të përdorin fasulet dhe pas përdorimit të njëjtën ta hedhin në shportë të mbyllur.

“Qytetarët duhet të jenë të qetë, sistemi për parandalim nga coronavirus po funksionin në mënyrë të plotë. Në aeroportin e Shkupit është vendosur kamerë termale, kemi ekip mjekësor që udhëheq”, shprehen nga Ministria e Shëndetësisë./Telegrafi/

Të fundit