20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ministria e Shëndetësisë nuk jep këshilla në shqip për tu mbrojtur nga koronavirusi (FOTO)

Nuk ka njoftim në gjuhën shqipe për këshillat mbrojtëse nga koronavirusi. Ky shqetësim është shprehur në rrjetet sociale nga aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë, përcjell INA.

Përfaqëuesi i organizatës EcoGuerilla, Arianit Xhaferi ka shpërndarë këshillat në shqip, duke shprehur shqetësim se Ministria e shëndetësisë nuk e sheh të arsyeshme që të njoftojë qytetarët shqiptarë. “Këshilla për tu mbrojtur nga Corona Virus. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë nuk e sheh të arsyeshme ti njoftojë qytetarët shqiptarë. Virusi nuk amniston.”, thekson Xhaferi.
Edhe ish-ministri i shëndetësisë, Arben Taravari ka bërë të njejtin njoftim, duke adresuar kritika në adresë të Ministrisë së Shëndetësisë. “Ndërkohë që virusi i frikshëm korona ka marrë vëmendjen e gjithë popujve të botës, ka goditur një pjesë të madhe prej tyre, e midis këtyre me probabilitet te madhë edhe Maqedoninë, ministria e Shëndetësisë jep masa mbrojtëse vetëm në gjuhën maqedonase! Ky është skandal, është diskriminim, është mungesë e thellë respekti ndaj një populli të tërë si janë shqiptarët”, thekson Taravari. (INA) Lexo rregullat më poshtë:

Të fundit