29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ministria e Shëndetësisë rekomandon ndalimin e tubimeve publike në Maqedoninë e Veriut

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe sot në një konferencë me gazetarët theksoi se dikasteri i tij rekomadon që të ndalohen dhe të kufizohen tubimet publike masive.

Kjo sipas tij do ti propozohet Qeverisë dhe se është në përputhje me Ligjin për sëmundjet ngjitëse.

Masa e tillë vjen si pasojë e frikës nga përhapja e koro navirusit. Propozimi i është dërguar Qeverisë dhe se pritet të shqyrtohet në seancën e thirrur për sot. Sipas ministrit Filip[e, kjo masë do të zgjasë një javë, dhe se më pas Ministria e Shëndetësisë do të sjellë vendim plotësues.

Ministri tha se nëse do të jetë e nevojshme do të zgjatet afati i kësaj mase. Ndalesa nënkupton tubimet publike të hapura dhe të mbyllura. Me këtë do të ndalohen karnevalet në Strumicë dhe Prilep, por edhe takimet e partive politike.zhurnal.mk

Të fundit