28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ministria e Transportit: Gazifikimi është projekt i trashëguar nga pushteti i kaluar me probleme të shumta dhe punë të pazgjidhura juridiko pronësore

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve i hedh poshtë të gjitha informacionet dhe spekulimet e pavërteta të thënë në konferencën e sotme për shtyp nga ana e partisë politike VMRO-DPMNE lidhur me Gazifikimin.

Gazifikimi është projekt i cili është me prioritet kryesor të kësaj Qeverie të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por njëri ndër shumë projektet i cili është trashëguar nga Qeveria paraprake të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja me probleme të shumta dhe punë të pazgjidhura juridiko pronësore.

Me qëllim të informimit të vërtetë të opinionit, duam të potencojnë se ndërtimi i magjistrale së gazsjellësit nga Negotina deri në Manastir e trashëguam me 12 për qind realizim, derisa ndërtimi i magjistrales së gazsjellësit nga Shkupi deri në Gostivar me 15 për qind. Këtë që duam të potencojmë se është shpronësimi edhe i dy projekteve ishte i pazgjidhur.

Kjo do të thotë, nëse Qeveria paraprake e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja do të ishte e përkushtuar në këtë projekt siç pohojnë në konferencën e sotme për shtyp, qytetarët do ta ndjenin benefitin nga gazi. Pir, në vend të kësaj, projektet u trashëguan me shumë probleme, punë të vonuara ndërtimore dhe shpronësim të pazgjidhur.

Në këtë moment, gazsjellësi nga Negotina deri në Manastir po ndërtohet me një ritëm shumë të shpejtë, ka përfunduar pothuajse i gjithë shpronësimi dhe projekti është në fazën përfundimtare.

Gjithashtu ndërtimi edhe i gazsjellësit Shkup – Tetovë – Gostivar po zhvillohet pa ndërprerë me dinamikë të përshpejtuar dhe besojmë se sivjet do të përfundojnë të dyja gazsjellësit e përmendur.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve

Të fundit