29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ministria e Transportit po kërkon fonde nga BE për studim për të ndërtuar hekurudhë deri tek Aeroporti i Shkupit

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e ka parashtruar për shqyrtim planin e investimit për përgatitjen e një studimi për ndërtimin e një linje hekurudhore për në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit në kuadër të programit të ri IPA III, që duhet të shqyrtohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, informon “Meta.mk” nga kjo ministri, transmeton Portalb.mk.

Kjo lëvizje vjen pas treni deri në aeroport hyri si projekt në Programin e punës së Qeverisë për periudhën 2020-2024, ndërsa më parë projekti u përfshi në Strategjinë kombëtare të transportit për periudhën 2018-2030. Dega e re hekurudhore do të ndërtohej në pjesën nga stacioni hekurudhor Milladinovc deri në ndërtesën e terminalit të aeroportit, me një gjatësi prej rreth 5 km.

Realizimi i këtij projekti të infrastrukturës do të mundësonte krijimin e një lidhje direkte me një tren nga Qendra e Transportit në qendër të Shkupit për në aeroport. “Meta.mk” vitin e kaluar publikoi një sërë artikujsh, në të cilat vinte në pah se treni i aeroportit mund të jetë transporti më i shpejtë, më i lirë dhe më i rehatshëm për qytetarët që udhëtojnë nga dhe në aeroportin e Shkupit. Në të njëjtën kohë, kjo linjë hekurudhore mund të përdoret si hekurudhë qytet-periferi për popullsinë e komunave të Petrovec, Ilinden dhe Gazi Baba, por edhe nga numri në rritje i qytetarëve të punësuar në zonat industriale përreth aeroportit.

Në Strategjinë kombëtare të transportit për periudhën 2018-2030 vlerësohet se ndërtimi i trenit për në aeroport do të kushtonte rreth 30 milionë euro. Këto fonde do të nevojiteshin për ndërtimin e hekurudhës në aeroport, si dhe për një stacion të ri hekurudhor në ndërtesën e terminalit, pa fondet që do të nevojiteshin për të blerë trenat e rinj.

Të fundit