28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ministria njoftoi se ka filluar fushata publike për shpalljen e Malit Sharr si një park kombëtar

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) raportoi se ka filluar fushata për ta shpallur Malin Shari në park kombëtar, transmeton Portalb.mk.

“Qendra për edukim dhe zhvillim (CED) në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) po fillojnë fushatë publike për ta shpallur Malin Sharr si një park kombëtar”, raportojnë nga ministria.

Ministria sqaroi se fushata do të fillojë me “Kinema Udhëtuese” në zonat rurale të parkut të ardhshëm kombëtar me një shfaqje të një video promovuese dhe një diskutim me popullsinë vendase, dhe do të vazhdojë me organizimin e forumeve tematike me palët e interesuara në tema të ndryshme si gjuetia, turizmi, aktivitetet rurale dhe të tjera.

Të dhënat e procesit, ministia njoftoi se mund të gjenden në adresën https://bit.ly/3l6Ek3R

Të fundit