25/04/2024
7.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ministrja Deskoska në konferencë në Tiranë – It’s all about Justice

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deksoska sot në Tiranë merr pjesë në Konferencën e nivelit të lartë të titulluar “It’s all about Justice”, që organizohet nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Këshillin për Bashkëpunim Rajonal (RCC).

Në forum, siç informoi Ministria e Drejtësisë, do të diskutohet rreth plotësimit të standardeve evropiane dhe reformave në sferën e drejtësisë, zhvillimin e qeverisjes të së drejtës dhe përforcimin e angazhimeve rajonale që të arrihen reforma efikase, që gjegjësisht është esenca në rrugën e rajonit drejt BE-së.

Në konferencë, ministrja Deskoska do ta prezentojë pasqyrën e përgjithshme të reformave të zbatuara dhe rezultatet e arritura në sistemin gjyqësor dhe përvojën e bashkëpunimit me Komisionin e Venecies dhe faktorët e tjerë relevantë ndërkombëtarë.

Në konferencë marrin pjesë ministrat e Drejtësisë nga Ballkani Perëndimor, përfaqësues të organizatave qytetare dhe ekspertë të cilët punojnë në sferën e qeverisjes të së drejtës. Krahas ministrave të Drejtësisë, në konferencë merr pjesë edhe kryetari i Qeverisë shqiptare, Edi Rama. .

Të fundit