29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Miratohen protokollet për regjistrim në shkolla, për dhënien e provimeve në fakultete dhe punë në kopshte

Qeveria ka miratuar Protokollin për përcaktimin e procedurës për regjistrimin e nxënësve në klasën e parë në shkollat fillore, Protokollin për veprim në shkollat e mesme gjatë kohës së regjistrimit të nxënësve në vitin e parë akademik 2020/2021, Protokollin për veprim në gjimnazin Matematiko- informatik gjatë kohës së dhënies së provimit pranues të nxënësve në vitin akademik 2020/2021 si dhe Protokollin për përcaktimin dhe veprimin në institucionet publike dhe private ose njësitë në përbërje për realizimin e provimeve.

Siç ka informuar Pres shërbimi qeveritar në seancën e 58-të, Qeveria dhe Minisitria për Punë dhe Politikë Sociale e ka miratuar edhe Protokollin për aktivitete në institucionet për kujdes dhe edukim të fëmijëve nga mosha parashkollore pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme në bashkëpunim me Komisonin për sëmundje ngjitëse.

Protokolli për aktivitete në institucionet e kujdesit dhe edukimit të fëmijëve në kopshte i përcakton veprimet dhe detyrimet e institucioneve për kujdes të fëmijëve nga mosha parashkollore, të kuadrit edukues dhe kujdesit dhe prindërve. fab/

Të fundit