28/05/2022
25.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Miratohet propozimi për ndërtimin e tre garazheve në kate në Gostivar

Në Këshillin e Komunës së Gostivarit është miratuar propozimi për ndërtimin e tre garazheve në kate.

Këtë informacion e bëri të ditur kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari në rrjetet sociale.

“Ekipi i Komunës është i lumtur të ndajë me të gjithë ju një lajm të shkëlqyer. Sot në Këshillin Komunal të qytetit u MIRATUA propozimi për ndërtimin e TRE GARAZHEVE NË KATE. Nëpërmjet një procesi transparent në kuadër të të cilit u formua një Komision i dedikuar me pesë anëtarë, u ndoqën të gjithë hapat ligjorë që sollën deri shpallja e firmave më të përshtashme për të filluar punën”.

“Ndërtimi i këtyre garazheve do të realizohet me partneritet publiko-privat. Kjo vepër është një hap i rëndësishëm drejt urbanizimit të Gostivarit, këtij qyteti që e duam më shumë më shumë në botë”, ka shkruar Taravari.

Të fundit