25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Misajllovski: Jemi të gatshëm për zgjedhje, por shëndeti i qytetarëve është parësor

Sonte nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski në lajmet në Kanal 5 theksoi se zgjedhje do të duhet të ketë kur autoritetet shëndetësore do të bëjnë të ditur se pandemia në Republikën e Maqedonisë është qetësuar dhe nuk do të ketë të sëmurë të rinj.

Misajllovski shtoi se po spekulohet si zgjedhjet do të mbahen me çfarë qytetarët do të mbajnë maska dhe doreza. Por, një gjë është e qartë si edhe të mbahen zgjedhjet VMRO-DPMNE-ja do të fitojë. VMRO-DPMNE-ja është opozitë dhe dëshiron të ketë zgjedhje, por megjithatë më i rëndësishëm është shëndeti i qytetarëve.

Misajllovski elaboroi se pas këtyre të dhënave që do t’i bëjnë të ditur punonjësit shëndetësorë do të mund të caktohet datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Qendra për Komunikime të VMRO-DPMNE-së

Të fundit