16/04/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mitreski: Kjo është fotografia e VMRO-DPMNE-së, e vetmja opozitë në botë që bllokon Kuvendin në kohë krize

Fotografia e deputetëve të VMRO-DPMNE-së me pankarta rreth foltores është fotografia reale e të vetmes opozitë në botë që e bllokon Kuvendin në krizë globale ekonomike dhe energjetike, tha deputeti i LSDM-së dhe koordinator i grupit parlamentar Jovan Mitreski.

Mitreski theksoi se bllokadat e ligjeve të rëndësishme nuk janë shpëtim kombëtar siç gënjen VMRO-DPMNE.

Nuk mundet VMRO-DPMNE të jetë për shpëtimin e bujqësisë, kur e bllokon Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për tre muaj, nuk mund të jetë për shpëtim të energjisë dhe për tetë muaj bllokon Ligjin për Fotovoltaikë. Prej dy vitesh bllokon zgjidhjen ligjore për rrugët dhe infrastrukturën lokale. Kjo është ajo që ju ofroni si gjoja shpëtim kombëtar, tha Mitreski.

Mitreski shtoi se nëse VMRO-DPMNE dëshiron zgjedhje, duhet të sigurojë 61 deputetë për shpërbërjen e Kuvendit, por nuk mund ta bëjë këtë, prandaj po tenton ta bllokojë punën e Kuvendit.

Të fundit