29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mizrahi: Të korrigjohen të gjitha gabimet e sistemit për të drejtat e fëmijëve pa prindër

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sot bënë të ditur se me ndryshimet e fundit ligjore nga maji i vitit 2019 e drejta e ndihmës financiare për studim është futur neni me të cilin është vendosur kufiri i moshës deri në 26 vjet për shfrytëzimin e kësaj të drejte. Në mënyrë plotësuese me këtë ligj, përkujtohet, janë përjashtuar edhe studentët të cilët studiojnë me korrespondencë.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Rashela Mizrahi sot mbajti takim me përfaqësues të fëmijëve pa prindër me kërkesë të tyre me njohjen e të gjitha problemeve me të cilat përballen.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sot bënë të ditur se me ndryshimet e fundit ligjore nga maji i vitit 2019 e drejta e ndihmës financiare për studim është futur neni me të cilin është vendosur kufiri i moshës deri në 26 vjet për shfrytëzimin e kësaj të drejte. Në mënyrë plotësuese me këtë ligj, përkujtohet, janë përjashtuar edhe studentët të cilët studiojnë me korrespondencë.
“Kjo do të thotë se personat nga kjo kategori të cilët kanë filluar studimet dhe e tejkalojnë kufirin e moshës preh 26 vjet apo janë studentë me korrespondencë kanë të drejtë ta shfrytëzojnë këtë shtesë. Sipas të dhënave të marra nga Qendrat për Punë Sociale, në përfundim me dhjetorin e vitit 2019 ka ulje prej 32 për qind të shfrytëzuesve të kësaj shtese në krahasim me janarin e vitit 2019, me çfarë u merret tashmë e drejta e fituar”, qëndron në kumtesë.

Problem shtesë me të cilin përballen këto persona, nënvizohet në kumtesë, është që Qeveria e Zoran Zaevit dhe ministrja Mila Carovska me moszbatimin e programit D 10 nga ana e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për punësimin e personave të cilët deri në moshën 18 vjet kanë pasur status të fëmijës pa prindër dhe pa përkujdesje prindërore, dhe u merret e drejta e punësimit të cilën e kanë.
Ministrja Mizrahi ka theksuar se e drejta e dhënë nuk duhet të hiqet dhe ligji në vend që të parandalojë diskriminim, e bën të njëjtën. Ajo do të angazhohet pas përfundimit të zgjedhjeve të gjitha gabimet në sistem të korrigjohen, dhe kjo kategori e qytetarëve të mos margjinalizohet në mënyrë shtesë, siç është vendosja e barrierës së moshës për shtesë, moszbatimi i programit D 10 dhe programeve të tjera të cilat do t’u ndihmojnë të integrohen në shoqëri./Botasot/

Të fundit