Lajmi i Ditës Maqedoni

Mjegull në Kodrën e Diellit, borë në Mavrovë dhe Strazhë

Shikueshmëri të zvogëluar deri në 20 metra, për shkak të mjegullës sot në mëngjes ka në Kodrën e Diellit dhe në qafën malore Pletvar ku dukshmëria është 50 deri në 80 metra. Reshje të dëborës me intensitet mesatar ka në Mavrovë dhe në kalimin malor Strazhë dhe me intensitet të ulët në qafat malore Bukovë dhe Gjavatë.

Nga LAMM rekomandojnë se qarkullimi nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të lagështa në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit, ndërsa në disa nga vendet më të larta me mbetje të dëborës nëpër rrugë pas ndërhyrjes së ekuipazheve të detyrave të NP Rrugët e Maqedonisë. Në pjesën tjetër të vendit rrugët janë të lagura.Në pjesët tjera të shtetit rrugët janë të lagështa

Për shtetasit e Maqedonisë janë mbyllur të gjitha vendkalimet kufitare për dalje nga vendi. Janë mbyllur të gjitha vendkalimet për hyrje në vend për shtetasit e huaj, automjetet dhe udhëtarët, përveç për transit të automjeteve transportuese, për përfaqësuesit e trupit diplomatik dhe ato që do të marrin leje përkatëse nga ana e MPB, ndërsa me mendimin paraprak nga ana e shtabit kryesor koordinator.

Intensiteti në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, në anën maqedonase nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Related posts

Filipçe: Të dhënat për nënën dhe djalin nga Velesi do të jenë me rëndësi për atë se çka do të ketë në analizën e antitrupave

Televizioni Koha

Zejtarët kërkojnë ndihmë nga shteti, rrezikohen mbi 9.000 vende pune

Televizioni Koha

MPJ do ta thërras për konsultime konsullin e përgjithshëm në Munih për shkak një përmbajtje të publikuar në Fejsbuk

Televizioni Koha

Leave a Comment