25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mjekësia kineze e kërkon Prof. Dr. Omer Xhemalin!

Kirurgu i njohur i zemrës, shqiptari nga Tetova prof. dr. Omer Xhemali, tashmë me epitetin 100 kokat më të mençura të botës, realizoi operacion te komplikuar me sukses në Kinë.

Ekspertiza e kardiologut prof. dr. Xhemalit, bëri që të kërkohet intervenimi i tij deri në Kinë, ku mjek të shumtë kinez qëndruan në sallë përderisa ai kryente operimin. Për më tepër, gjatë qëndrimit të tij në Kinë, Dr. Xhemali ligjëroi përpara mjekëve kinez mbi temën e Kardiokirurgjisë.

Vlen të theksohet që prof. dr. Xhemali që prej një viti drejton Klinikën e Kirurgjisë së Zemrës në Spitalin Triemli në Zürich. Gjithashtu, është shpërbyler me çmime të rëndësishme mbi hulumtimet shkencore në Gjermani, Austri dhe Zvicër dhe në vitin 2007 merr çmimin Hans Borst, në Konferencën mbi Kirurgjinë torakale dhe kardiovaskulare.

Të fundit