20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Modeli zviceran për rritje të pensioneve është zbatuar në kohën tonë”, thonë nga VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE ka reaguar pas njoftimit të kryeministrit Dimitar Kovaçevski për ndryshim të metodologjisë me çka mundësohet rritje e pensioneve, përcjell TV21. Gordana Dimitrieska-Koçoska nga kjo parti thotë se “modeli zviceran” për përllogaritje të pensioneve është zbaruar në kohën kur VMRO-DPMNE ka qenë në pushtet dhe se me ardhjen e LSDM-së në pushtet i njëjti është ndryshuar.

Në lidhje me: Pensionet në Maqedoni do të rriten sipas modelit zviceran! Miratohet edhe ndihmë prej 1000 denarëve

“Deri kur me manipulime? Për çfarë modeli zviceran flet LSDM në korrigjimin e pensioneve? Ju vodhët pensionistët nga viti 2018 e deri më sot. “Modeli zviceran” ka qenë model sipas ligjit të vjetër, deri sa ju për fat të keq keni ardhur në pushtet, dhe e ndryshuat. Me atë ligj, të cilin e respektoi VMRO-DPMNE-ja, pensionet korrigjoheshin dy herë në vit dhe në dy arsye, gjatë rritjes së shpenzimeve të jetesës dhe rritjes së pagës mesatare. Në atë kohë pensionistët kishin një pension që ndiqte standardin e jetesës”, deklaroi mes tjerash Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Të fundit