Lajmi i Ditës Maqedoni

Mojsovski për MIA-n: Në Idrizovë nuk ka kurrfarë indikacione për koronavirus, secili i burgosur i ri vendoset në izolim

Drejtori i Idrizovës thekson se mbajnë kujdes edhe për të punësuarit, punojnë me maska, ka dezinfektime të vazhdueshme në të gjitha qelitë.

“Dje pati informatë që nuk është e bazuar për të burgosur të sëmurë nga koronavirusi, ndërsa unë mund të them për burgun Idrizovë se për momentin nuk kemi kurfarë indikacione të koronavirusit. I ndërmorëm të gjitha masat edhe para kohe, para se të vijnë të gjitha ndalesat, ndaluam vizita, fundjava, pamje të lira. Janë lejuar vetëm pako t’u sillen të burgosurve, me ushqim dhe me mjete për higjienë”, thotë Mojsosvski për MIA-n.

Drejtoria për Kryerjen e Sanksioneve, sot paraprakisht, e përgënjeshtroi informatën për paraqitjen e personave të sëmurë të dënuar dhe të paraburgosur nga koronavirusi i ri, të cilët ndodhen në vuajtjen e dënimit me burg dhe masë paraburgimi në institucionet ndëshkuese-përmirësuese në shtetin tonë. Drejtoria përmes kumtesës reagoi ndaj deklaratës së dhënë të avokatit Naser Raufi për disa portale.

Mojsovski për MIA-n theksoi se numri i të burgosurve në qelitë e burgut është në kuadër të ligjit, është në normale, nuk ka stërngarkim.

Thotë se të gjitha kapacitetet janë në funksion. Në repartin e ri gjysmë të hapur dhe të hapur ka mbi 400 të burgosur, ndërsa është ulur edhe numri i të burgosurve në ndërtesën në pjesën e mbyllur.

Lidhur me mbrojtjen shëndetësore thekson se në burg ka të burgosur me çfarëdo lloj sëmundjesh dhe në rastet urgjente reagohet dhe ata dërgohen ose në “Nënë Terezë” ose në “8 Shtatori” me automjet të posaçëm me dezinfektim dhe maska mbrojtëse.

Mojsovski potencoi se në sigurimin e burgut dhe funksionimin e tij të papengueshëm janë angazhuar të gjithë të punësuarit, në numër minimal janë reduktuar vetëm ata në çpjesën e administratës dhe ata të cilët kanë fëmijë deri në moshën 10 vjeçare.

Nga Drejtoria, gjithashtu, theksojnë se nëse në cilëndo qoftë institucion ndëshkues-përmirësues paraqite rast me diagnozë të konfirmuar nga ky virus, mediat do të njoftohen për të njëjtën dhe do të ndërmerren masat në pajtim me rekomandimet. ab/

foto MIA arkivi

Related posts

Anulohet gjykimi për organizimin e ngjarjeve të “27 prillit”

Televizioni Koha

Për shkarkimin e Janevës do të debatohet nesër, kërkohet deklasifikim të raportit

Televizioni Koha

Petrovska: Në Tetovë janë arrestuar tre persona

Televizioni Koha

Leave a Comment