18/04/2024
6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Momenti kur fëmija i lutet Erdoganit t’i nxjerrë babain nga burgu: Ka 10 vite pas hekurave, më marrë shumë malli (VIDEO)

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, ndërsa ndodhej në një miting ditën e djeshme, është përballur me një situatë të pazakonte.

Një fëmijë i vogël është ngjitur në podium dhe i është lutur që t’i lirojë nga burgu babain e tij që kishte 10 vjet pas hekurave.

“Xhaxhi President, babi im ka 10 vite në burg. Më ka marrë shumë malli për të”, i thotë ai Erdogan, ndërkohë ky ii fundit i bën me shenjë stafit të tij, por nuk kuptohet se çfarë thotë.

Burgjet janë të tej mbushura gjatë viteve të fundit në Turqi, ku krahas personave të dënuar për krime ordinere, shumica e të burgosurve janë mësues, mjekë, infermierë, pjesëtarë të stafeve akademike, gazetarë, etj., të cilët qeveria e Erdoganit i ka shpallur kundërshtarë të saj.

Të fundit