25/04/2024
7.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Monstra”: Fetai pyet nëse është kërkuar ekstradim për të akuzuarit Demiri dhe Ismailloviq

Me leximin e transkripteve nga bisedat dhe SMS porositë në të cilat janë përfshirë bisedat mes personave të panjohur me personat Armend dhe Fada, në të cilat ata pyesin nëse dinë diçka për vrasjen në afërsi të qarkores afër Hasanbegut, sot filloi seanca për vrasjen e djemve dhe peshkatarit në Liqenin e Smillkovës.

Në transkriptet që i lexoi gjykatësi Osman Shabani u dëgjua se shumica e personave që u morën në pyetje, nuk kishin dëgjuar për vrasjen.

Para fillimit të gjykimit prokurorja Fatime Fetai kërkoi përgjigje nga ministrja e Drejtësisë, Renata Deskovska nëse fare është kërkuar ekstradim për të akuzuarit Alil Demiri dhe Afrim ismailloviq, sepse, siç tha, tërë vitin gjykata merr një njoftim të njejtë se procedura është në rrjedhë.

Avokati i mbrojtjes, Naser Raufi tha se kërkesa tashmë është marrë për ekstradim dhe se nuk ka nevojë të kërkohet sërish.

Avokatja e të dëmtuarve ndërkaq informoi se disa herë kanë parashtruar kërkesë për t’u njoftuar për ekstradimin, si dhe për caktim të mbledhjes së Qeverisë me pikë në rend të ditës për ekstradimin e dy të dyshuarve, por se deri tani nuk kanë marrë përgjigje konkrete, pa u cekur se çka është ndërmarrë.

Prindërit e viktimave kërkuan takim me ministren e Drejtësisë dhe ai takim të realizohet deri në mbajtjen e seancës së ardhshme.

Procesin gjyqësor, të njohur si “Monstra”, e udhëheqë gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.

Për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill 2012, kur u vranë djemtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017 i pezulloi aktgjykimet, i liroi nga paraburgimi të gjykuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masa kujdesi. Pas pezullimit të aktgjykimeve, rastin “Monstra” e ndërmori Prokuroria Publike Speciale dhe lënda u kthye në rigjykim. .

Të fundit