19/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Moska paralajmëron përgjigje pas shpalljes së 5 diplomatëve non grata

Rusia do t’i përgjigjet vendimit për dëbimin e pesë diplomatëve rusë, njoftuan sot mediat ruse, duke cituar burime në ambasadën ruse në Shkup.

“Do të ketë një përgjigje adekuate”, tha burimi.

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi sot se në ambientet e tij është thirrur ambasadori rus në vend Sergej Baznikin, të cilit i është dorëzuar notë diplomatike me të cilën pesë punonjës të ambasadës ruse janë vënë në dukje si të padëshiruar në vend ose persona non grata.

Sipas informacioneve të marra nga organet kompetente, personat e përmendur kanë kryer veprime që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për marrëdhënie diplomatike dhe do të duhet të largohen nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në pesë ditët e ardhshme.

Vitin e kaluar, MPJ shpalli persona non garta dy diplomat rusë, njëri në maj dhe tjetri në gusht dhe i dëboi nga vendi.

Në të dyja rastet, Rusia ka reaguar me masa reciproke, gjegjësisht dëbimin e diplomatëve nga Moska.

Të fundit