28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mosmiratimi i Ligjit për Mbeturinat bllokon realizimin e projekteve që parandalojnë ndotjen e ajrit

Ligji për menaxhim me mbeturinat është bllokuar në Komisionin e Financave tashmë disa muaj, duke lënë pezull realizimin e projekteve jetike për menaxhimin me mbeturinat, në një kohë kur në gjithë vendin ka mijëra deponi që ndotin mjedisin, shkruan Alsat.

Mungesa e infrastrukturës së nevojshëm për menaxhim me mbeturinat ka bërë që në territorin e Maqedonisë të ketë mijëra deponi ilegale, të cilave herë pas here u vihet flaka, në një kohë kur lufta ndaj ndotjes së ajrit është një sfidë aktuale. Nga janari, ministria e Mjedisit do të ndihmojë komunat për të krijuar kushtet e nevojshme edhe për riciklim, duke përdorur buxhetin prej 65 milion denarë të mbledhur nga shitja e qeseve.

YouTube video
“Në qoftë se ne nuk kemi mundësi të investojmë në infrastrukturë për grumbullimin e mbeturinave, për fat të keq ashtu nuk do të kemi zgjidhje për mbeturinat asnjëherë në shtetin tonë. Sipas ligjit, ato mjete nuk mund t’i shfrytëzojmë këtë vit, andaj ne përgatisim programin për vitin tjetër dhe në janar do të fillojmë të shfrytëzojmë kontejnerët për riciklim”, tha Naser Nuredini- ministër i Mjedisit Jetësorë.

Përqindja e riciklimit të mbeturinave nga paketimet në vendin tonë supozohet te jetë rreth 30, ndërsa synimi është që deri në vitin 2030, kjo përqindje të arrijë deri në 70.

“Në shohim Belgjikën si shembull, duhet te kemi plane më ambicioze që të arrijmë diku. Në Belgjikë selektimi funksionon pa sistem depozitues, pa detyruar qytetarët. Vetëm si ilustrim, në Çeki si vend anëtar i BE-së mblidhen 12 euro për banorë përmes aktorëve kolektiv, pra Çekia mbledh një buxhet prej 120 milion euro në nivel vjetor, të cilat më pas i investon në infrastrukturë. Situatë e ngjashme është edhe në Gjermani. Në Maqedoni në 1 milion e 800 mijë banorë, për kokë banori aktorët kolektiv paguhen nga 1 deri 1.5 euro”, u shpreh Filip Ivanovski- drejtor i “PakoMak”.

Ivanovski thekson se ndërgjegjësimi i qytetarëve për të ricikluar do të rritet kur atyre t’u ndërtohet infrastruktura e nevojshme./ Alsat.mk Gazetare: Evi Shkopi

Të fundit