Mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli

Moti në mëngjes është me vranësira, ndërsa në pjesën jugperëndimore të vendit ka reshje të shiut. Në Llazaropolë ka borë, ndërsa prej orës 7 atje kanë rënë dy centimetra.

Temperaturë më e ulët në mëngjes prej 0 gradë ishte matur në Krushevë, Llazarapolë dhe Kriva Pallankë, dy në Berovë, tre në Pretor, katër në Kumanovë, Pozharan dhe Ohër, pesë gradë në Strumicë, Vinicë, Manastir, Prilep dhe Shtip, gjashtë në Tetovë, Shkup-Zajçev Rid dhe Demir Kapi dhe tetë gradë në Dojran.

Më së shumti shi deri në orën 8 ka rënë në Pretor 16 litra në metër katror, në Krushevë dhe Dojran 10, në Llazaropolë nëntë, në Manastir tetë, në Ohër shtatë, në Topollçan gjashtë, në Prilep dhe Pozharan tre, në Tetovë dy, dhe në Shtip, Strumicë dhe Zajçev Rid një litër në metër katror.

Paradite në pjesët jugperëndimore do të ketë paraqitje të shiut afatshkurtër. Në pjesët tjera do të jetë mesatar me vranësira me shumë periudha dielli në pjesët lindore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare e ndryshueshme. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 10 deri 18 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Pasdite vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë e lehtë jugperëndimore. Temperatura maksimale do të arrijë deri 17 gradë.

Pastaj vijon periudhë e motit kryesisht me diell dhe më i ngrohtë. Më ngrohtë do të jetë gjatë fundjavës, edhe pse të shtunën do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar jugperëndimore. Nga fillimi i javës së ardhshme do të ketë kushte për paraqitje të jostabilitetit pasditor me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima të rralla. fc/

Related posts

Reka nga takimet në Veles dhe Jabollçishtë: Më 21 prill dëshmoni se nuk jeni statistikë

Televizioni Koha

Hapet zyrë për punë sociale në komunën Bogovinjë

Televizioni Koha

Filipçe: Do të kërkojmë vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme

Televizioni Koha

Leave a Comment