28/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mot i thatë dhe i ngrohtë gjatë fundjavës

Mot të thatë dhe të ngrohtë paralajmërojnë parashikuesit e motit për fundjavën. Temperaturat e mëngjesit do të jenë mbi zeron, ndërsa të ditës do të arrijnë deri në 25 gradë.

Nesër, temperaturat minimale do të sillen nga 1 deri në 7 gradë, ndërsa të ditës nga 14 deri në 24 gradë. Të dielën do të ketë rritje të temperaturave të mëngjesit dhe ditore.

Nga fillimi i javës së ardhshme priten reshje shiu afatshkurte të rrëmbyeshme lokale dhe bubullima të rralla, por temperaturat ditore do të jenë të pandryshuara. mb/

Të fundit