19/04/2024
2.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mot i vranët dhe i ftohtë me reshje të përkohshme edhe në dy ditët në vijim

Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut, në malet dhe në disa vende më të larta reshjet do të jenë të borës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, e cila përgjatë Vardarit përkohësisht do të përforcohet.

Temperatura minimale do të jetë nga -2 deri në 4 gradë, ndërsa temperatura maksimale prej dy deri në 13 gradë

Në Shkup mot i ndryshueshëm, me erë të lehtë deri mesaare nga drejtimi verior. Temperatura do të lëvizë nga 1 deir në 8 gradë.

Siç njoftuan nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), në dy ditët në vijim moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të shiut, të cilat në vendet më të larta dhe në male do të jenë të borës. Do të fryjë erë e lehtë përgjatë Vardarit herë pas herë erë e përforcuar nga drejtimi verior.

Temperaturat e mëngjesit do të ulen nën zero.

Më nxehtë do të jetë të shtunën, mot me vranësira të ndryshueshme me erë të lehtë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të lëvizë nga -1 deri në 6 gradë, ndërsa temperatura maksimale nga 10 deri në 16 gradë.

Të fundit