19/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mot i vranët me periudha dielli dhe me reshje të përkohshme të shiut

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli dhe me reshje të përkohëshme të shiut, ndërsa në shumë vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht do të ketë procese më intensive në formë të motit të keq, i shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm intensiv, bubullima, erë të fuqishme dhe kushte për paraqitje të breshrit.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri 13, ndërsa ajo maksimale prej 17 deri 24 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i vranët me periudha dielli, pasdite i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të motit të keq. Temperatura minimale do të bie deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 23 gradë.

Të enjten do të vijojë moti i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli, ndërsa në disa vende do të ketë reshje të përkohëshsme të shiut me bubullima dhe erë të përforcuar. Të premten dhe të shtunën do të mbizotërojë mot me diell dhe më i ngrohtë me vranësira mesatare, ndërsa nga e diela përsëri pritet destabilizim i motit.

Të fundit