19/04/2024
3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mot me diell dhe i ftohtë me erë të dobët, gjatë fundjavës temperaturat nën zero

Moti do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe i ftohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu, sidomos përgjatë Vardarit. Nga fundi i ditës, vranësirat do të rriten. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -7 deri në 0, kurse maksimumi do të arrijë nga -2 në 6 gradë Celsius.

Në Shkup, mot me diell me vranësira mesatare dhe erë të lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të ulet deri në -4, kurse ajo maksimale do të arrijë deri 3 gradë.

Gjatë fundjavës dhe në fillim të javës tjetër do të mbizotërojë kryesisht mot i thatë dhe shumë i ftohtë, me temperatura ditore që në pjesën më të madhe të vendit do të jenë nën zero. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kurse përgjatë Vardarit erë e përforcuar veriore. Të shtunën do të ketë reshje lokale të dobëta të borës.

Të fundit