Në orët e mëngjesit do të ketë paraqitje të mjegullës përgjatë Vardarit. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 14, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 23 deri 28 gradë.
Në Shkup paradite me paraqitje të mjegullës ose vranësirave të ulëta, gjatë ditës mot me diell me erë mesatare deri e përforcuar juglindore. Temperatura minimale do të bie deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 25 gradë.
Sipas parashikimit të DPHM-së, vijon periudhë e motit të qëndrueshëm dhe më të ngrohtë, përveç gjatë natës drejtë të dielës kur do të ketë destabilizim kalimtar me shi të rrëmbyeshëm lokal. Të shtunën do të fryjë erë e përforcuar jugore.