20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mot më i freskët, gjatë fundjavës temperaturat e mëngjesit rreth zeros

Moti në Republikën e Maqedonisë së Veriut paradite do të jetë me vranësira mesatare, ndërsa pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të jetë më freskët dhe me erë të përforcuar veriore.Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej tetë deri 16, ndërsa ajo e ditës prej 18 deri 25 gradë Celsius.

Në Shkup, moti paradite do të jetë me vranësira mesatare, gjatë ditës me diell dhe me erë të përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 11, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 21 gradë Celsius.

Gjatë fundjavës dhe të hënën moti do të jetë stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit, të cilat në disa vende do të jenë rreth zero gradë. Të martën priten të reshura të reja të shiut.

Të fundit