Mot me vranësia dhe reshje shiu, temperatura deri 19 gradë - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Mot me vranësia dhe reshje shiu, temperatura deri 19 gradë

Mot kryesisht me vranësira, me reshje të përkohshme të shiut, erë të përforcuar veriore dhe ulje të dukshme të temperaturës pritet gjatë ditës së sotme.

Nga DPHM paralajmërojnë se moti do të jetë kryesisht me vranësira me shi të përkohshëm të shiut, më intensive paradite në pjesët jugore dhe lindore ku pasdite do të përfundojnë. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore e cila do të shkaktojë ulje të konsiderueshme të temperaturave.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri në 15, ndërsa ajo e ditës prej 13 deri në 19 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, nga fundi i ditës dhe gjatë natës me reshje të shiut. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 11, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 16 gradë Celsius.

Gjatë fundjavës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët. Reshje të reja do të ketë në filli të javës së ardhshme.

Related posts

Biblotekat të mbyllura në RMV, libra në rafte, lexues të painteresuar

Televizioni Koha

Maqedoni, Propozim-ligji për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve e kaloi leximin e parë

Televizioni Koha

Ndërroi jetë hoxha që i ruajti eshtrat e Isa Boletinit

Televizioni Koha

Leave a Comment