20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mot me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës në vendet më të larta

Moti në vend do të jetë me vranësira dhe reshje të kohë pas kohe të shiut, ndërsa në malet më të larta borë. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë në pjesët jugore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore dhe lindore erë e kohëpaskohshme e përforcuar nga drejtimi verilindorë.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 2 deri në 6 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 7 deri në 12 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me reshje të kohëpaskohshme të shiut me intensitet të dobët. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 3, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 10 gradë Celsius.

Edhe të dielën do të ketë reshje lokale të shiut, të cilat gjatë ditës do të ndalojnë. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verilindor. Nga e hëna vijon periudhë e motit me diell me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa ato të ditës do të jenë në rritje graduale.

Të fundit