29/11/2023
4.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Moti gjatë tërë kësaj jave nëse keni planifikuar diçka

Enti Hidro-meteorologjik në Maqedoninë e Veriut ka nxjerrë të dhëna për motin për këtë javë të dytë të nëntorit.

Dita e hënë dhe e martë do të jetë e freskët paradite, ndërsa gjatë ditës me periudha me diell dhe sërish relativisht e ngrohtë për këtë pjesë të vitit.

Të mërkurën do të ketë vranësira e përcjellë me reshje të dobëta deri në mesatare shiu. Më pas në fund të javës së punës temperaturat do të jenë 2 deri në 5 gradë më të ulëta se në fillim të javës, përcjell INA.

Parashikimi për 07.11.2023

Temperatura minimale: 3°C deri 10°C
Temperatura maksimale: 18°C ​​deri 24°C

Me diell me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugperëndimor.

Parashikimi për 08.11.2023

Temperatura minimale: 4°C deri 11°C
Temperatura maksimale: 16°C deri 21°C

Mesatarisht deri dukshëm i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, më të dendura në pjesët veriore dhe me kushte për shfaqje të shtrëngatave të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.

Parashikimi për 09.11.2023

Temperatura minimale: 1°C deri 9°C
Temperatura maksimale: 13°C deri 18°C

Me diell me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor.

Të fundit