18/04/2024
3.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Moti i ligë përfshin Ohrin, po riparohen dëmet

Ekipet e NP “Komunalja e Ohrit” kanë intervenuar mbrëmë në rrugë, pas stuhisë së madhe që goditi dje Ohrin.

Nga aty njoftojnë se ka pasur dëme të mëdha, me ç’rast është shkëputur konstruksioni i çatisë nga një objekt banimi, si dhe ka rënë një billbord në qendër të qytetit.

Era e fortë, e shoqëruar me shi dhe breshër ka shkulur pemët, theu degë dhe këputi kabllot e operatorëve të telefonave dhe televizioneve në qytet.

Kryetari i Ohrit, Kiril Pecakov njofton se kanë dal në terren së bashku me shërbimet kompetente./Telegrafi/

Të fundit