03/12/2023
5.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Moti me diell me vranësira mesatare, temperatura deri në 33 gradë

Moti sot do të jetë me diell me vranësira mesatare, ndërsa në disa vende vranësitë kohë pas kohe  do të rriten dhe do të ketë kushte për reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë nga 10 deri në 17, ndërsa maksimalja prej 26 deri në 33 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë të dobët veriperëndimore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 31 gradë.

Sipas DPHM-së, deri të shtunën do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare, ndërsa veçanërisht ngrohtë do të jetë të premten dhe të shtunen. Të enjten pasdite do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimë, ndërsa të dielën nën ndikimin e valës së lagësht pritet të jetë i paqëndrueshëm në disa vende me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.

Të fundit