23/04/2024
6.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Moti me vranësira dhe i ftohtë

Moti në mbarë vendin do të jetë me vranësira, i ftohtë dhe me erë e reshje të përkohshme kryesisht të dëborës. Në rajonet malore dhe në pjesët perëndimore do të formohet shtresë e re e dëborës prej 10-20 cm. Përgjatë Vardarit reshjet do të jenë të shiut dhe dëborës dhe vende-vende do të formohet shtresë më e ulët e dëborës.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 3 deri në 5 gradë, ndërsa e ditës prej minus 1 deri në 8 gradë Celsius.

Në Shkup mot me vranësira, ftohtë dhe me erë e reshje të përkohshme të shiut dhe dëborës. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 1 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë 5 gradë Celsius.

Nga e enjtja do të mbisundojë mot i ftohtë, me vranësira dhe erë.

Të fundit