20/04/2024
3.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Moti sot

Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Vonë pasdite dhe në orët e mbrëmjes në pjesët veriore dhe lindore do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht do të ketë kushte për shfaqjen e motit të ligë afatshkurtër me erë të fuqishme dhe shkarkime elektrike. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 22, ndërsa ajo maksimalja prej 32 deri në 38 gradë. UV-9.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Nga fundi i ditës dhe në orët e mbrëmjes do të ketë shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për mot të ligë. Temperatura minimale do të jetë rreth 19, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 38 gradë.

Të dielën pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Të dielën dhe të hënën do të fryjë erë e fortë veriore që do të ketë kushte për uljen e temperaturës së ditës për 3 deri në 5 gradë, veçanërisht në pjesët veriore.

Të fundit