29/11/2023
4.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Moti sot dhe gjatë fundjavës në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me erë të fortë nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h), njofton Enti Hidrometeorologjik.

Pasdite nën ndikimin e aktivitetit ciklonik do të ketë reshje shiu fillimisht në pjesët perëndimore. Gjatë orëve të natës reshjet do të përhapen kudo dhe në vend do të jenë më të shumta, të ndjekura me bubullima.

Temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 24 gradë Celsius.

Në Shkup me vranësira të pjesshme me erë mesatare deri të fortë jugore. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje shiu, më të bollshme në pjesë të luginës.

Ditën e shtunë do të mbajë mot i vranët me reshje shiu, në shumë vende më të bollshme (mbi 30 l/m2), e herë-herë do të jetë i rrëmbyeshëm dhe i shoqëruar me bubullima. Të dielën do të fryjë erë e fortë jugore, ndërsa në pjesët perëndimore priten reshje lokale pasdite. Temperaturat do të mbeten relativisht të larta.(INA)

Të fundit