28/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm

me vranësira, ndërsa në pjesët perëndimore me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu. Nga fundi i ditës e sidomos gjatë natës reshjet do të përhapen kudo dhe në disa vende do të jenë më të shumta. Do të fryjë erë e fortë herë pas here e fortë edhe mbi 65 kilometra në orë nga juglindja.

Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 18 deri në 22 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në fund të ditës dhe gjatë natës me reshje shiu, të cilat herë pas here do të jenë më të bollshme. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 20 gradë.

Këtë fundjavë temperaturat gjatë ditës nesër do të pësojnë rënie të ndjeshme. Nga e hëna do të mbajë mot stabil me mjegull paradite nëpër lugina të veçanta.

Të fundit