25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Moti sot me diell dhe i ngrohtë, pasdite mundësi për shi

Moti në vend do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla lokale deri në mesatare. Pasdite do të ketë paraqitje të izoluar të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 20 deri në 27 gradë Celsius.

Në Shkup mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie në 9 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 26 gradë Celsius.

Nesër dhe pasnesër moti do të jetë stabil dhe i nxehtë, ndërsa gjatë fundjavës do të ketë paraqitje të vranësirave jostabile të ndjekur me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Veçanërisht mot jostabil do të jetë të shtunën kur proceset lokalisht do të jenë më intensive në formë të motit të keq me reshje të rrëmbyeshme intesive të shiut, bubullima, erë e përforcuar dhe paraqitje e breshërit.

Të fundit