25/09/2023
18.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Moti sot me diell dhe shumë ngrohtë me vranësira të vogla

Sinoptikanët për sot paralajmërojnë mot me diell dhe shumë të ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të reshjeve të shkurtra shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 21, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 31 deri në 38 gradë. Indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup me diell dhe shumë ngrohtë me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 36 gradë.

Nga DPHM njoftojnë se ditët në vijim do të jetë kryesisht me diell dhe mot shumë i nxehtë. Pasdite do të ketë vranësira lokale të paqëndrueshme me reshje të dendura shiu dhe bubullima, sidomos në pjesët jugore.

Të fundit