19/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Moti sot me reshje shiu, vranët do të jetë deri të shtunën

Moti do të jetë i vranët, duke filluar nga mëngjesi me reshje lokale të kohëpaskohshme shiu, më të dendura në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, ndërsa në gjatë Vardarit dhe në pjesën lindore erë e fortë nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin prej 5 deri në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 14 deri në 20 gradë.

Në Shkup kryesisht vranësira me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu, e cila pasdite do të përforcohet Temperatura minimale do të zbresë deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 19 gradë.

Nga nesër deri të shtunën do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme shiu. Nesër në shumë vende do të fryjë erë e fortë jugore (mbi 60 km/orë). Veçanërisht e paqëndrueshme do të jetë ditën e premte kur do të ketë stuhi lokale me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erëra të forta dhe kushte për paraqitje të rrallë të breshërit. Nga e diela do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu, të dielën në malet më të larta në perëndim të borës.

Të fundit