Moti sot në Maqedoninë e Veriut – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot pritet të jetë me diel dhe me vranësira mesatare. Në pjesët jugore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut. Do të fryjë erë e dobët në drejtim veri-perëndimor.

Temperatura gjatë mëngjesit do të lëvizë prej 0 deri gjashtë gradë celsius, ndërsa temperatura ditore nga tetë deri 18 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira mesatare dhe me diell ku temperatura maksimale do të arrijë deri në 17 gradë celsius.

Moti gjatë ditëve në vijim do të jetë me vranësira. Reshje intensive pritet të ketë të mërkurën kur do të fryjë erë në drejtim verior dhe moti do të jetë më i ftohët, ndërsa në vendet më malore pritet të ketë borë.

Temperaturat maksimale të hënën do të arrijnë deri në 19 gradë celsius, ndërsa të martën deri 15 gradë celsius. Të mërkurën do të kemi rënie të temperaturave deri në nëntë gradë celsius./Telegrafi/

Related posts

Çfarë dihet për virusin e ri nga Kina?

Televizioni Koha

Nisin përgatitjet për shpalljen e gjendjes së krizës,për të menaxhuar në mënyrë më efikase krizën e shkaktuar nga pandemia

Televizioni Koha

Italia veriore goditet nga tërmeti

Televizioni Koha

Leave a Comment