19/04/2024
3 C
Tetovo

Të tjera lajme

MPB: Anëtarët e grupit Lev Tahor janë zhvendosur nga Kumanova në Shkup, përkohësisht po qëndrojnë në RMV

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se grupi i pjesëtarëve të sektit fetar hebre, Lev Tahor, është zhvendosur nga Kumanova në Shkup. Autoritetet theksojnë grupi në fjalë nuk paraqet rrezik ndërkaq apelojnë për tolerancë dhe solidaritet ndaj tyre.

“Personat për të cilët po pyetni janë larguar nga Kumanova dhe aktualisht janë në Shkup. Kujtojmë se këta persona i respektojnë ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se janë këtu plotësisht në mënyrë të ligjshme, me qëndrim të përkohshëm në vendin tonë. Grupi i përmendur nuk paraqet asnjë rrezik dhe apelojmë për tolerancë dhe solidaritet ndaj tyre”, thonë nga MPB.

Të fundit