20/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

MPB: Gjithsej 242 persona nuk e kanë respektuar orën policore, 95 prej tyre janë arrestuar

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendin 109 personave u janë dhënë vendime për vetizolim, ndërsa 112 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim, kumtoi MPB.

Sipas statistikave të MPB-së, nga ana e punonjësve policorë janë kryer kontrolle mbi persona në izolim dhe vetizolim, me ç’ rast është konstatuar se një person në vetizolim, nuk është gjetur në shtëpinë e tij.

Në lidhje me ndalesën për lëvizje gjatë 24 orëve të kaluara, është regjistruar se 242 persona në të gjithë vendin nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, me ç’ rast janë arrestuar 95 persona, janë paralajmëruar 37, ndërsa për të tjerët janë përgatitur procesverbale, theksohet në kumtesën e MPB-së. ls/fab

Të fundit