MPB ka gjithsej 3600 pasaporta të Maqedonisë, deri në mars do të jepen vetëm për rastet urgjente – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

MPB ka gjithsej 3600 pasaporta të Maqedonisë, deri në mars do të jepen vetëm për rastet urgjente

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike, Naqe Çulev, në konferencë pë shtyp përsëri akuzoi ish-ministrin e Punëve të Brendshme, tanimë kryeministër teknik Oliver Spasovski.

Çulev tha se ministria që drejtohen ai ka evituar problemin me letërnjoftimit, por problemi i pazgjidhur mbetet ai me pasaportat.
Fajin, sipas Çulev e ka ish-ministri i MPB-së, Oliver Spasovski i cili nuk ka bërë më kohë porosinë për furnizimin e pasaportave të reja.

“Termini për pasaporta është stopuar, për momentin me pasaporta do të mund të pajisjen vetëm aplikantët me procedurë të shpejtë. MPB-ja disponon me vetëm edhe 3600 deri 3700 pasaporta, një pjesë e tyre rreth 650 u takojnë personave që kanë aplikuar me procedurë të shpejtë, ndërsa pasaportat e tjera do të rruhen për raste urgjente shëndetësore”, tha Çulev.

Related posts

Mariçiq – Bomgartner: Franca është e gatshme të ndihmojë në reformat në gjyqësor

Televizioni Koha

300 milionë të infektuar me COVID në gjithë botën

Televizioni Koha

Kufiri Tabanoc – Preshevë, në Benzin me targa gjermane zbulohen 89 mijë euro të palajmëruara

Televizioni Koha

Leave a Comment