29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

MPB Maqedoni: Kujdes! Pakujdesi e vogël mund të shkaktojë zjarr me pasoja të mëdha

Pasi ditëve të fundit është shënuar rritje e temperaturave, që pritet të rriten edhe më shumë ditët në vijim, është rritur edhe rreziku për zjarre potenciale.

Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoni (MPB) ka dalë me thirrje që qytetarët të kenë kujdes nëse lëvizin apo punojnë në terren dhe nëpër pyje, të mos djegin mbeturinat apo kashtët nëpër ara.

“Gjithashtu, atyre që qëndrojnë në zonat e piknikut këshillohen të përmbahen nga ndezja e zjarrit, të cilët mund të ndizen shpejt dhe të përhapen përreth, duke shkaktuar pasoja materiale dhe të tjera të përmasave të paimagjinueshme. Gjithashtu, mos lini shishe qelqi ose objekte të tjera në ajër të hapur, të cilat mund të ekspozohen në diell për një kohë të gjatë, pasi kjo mund të shkaktojë zjarr. Nëse nuk respektojnë këto apele dhe rekomandime, qytetarët do të përballen me sanksione të rrepta ligjore, përkatësisht akuza dhe mund të dënohen me burgim nga 6 muaj deri në 8 vjet, në varësi të llojit të zjarrit dhe rrethanave dhe pasojave të tjera”.

“Ministria e Punëve të Brendshme këtë muaj po ndërmerr intensivisht masat e koordinuara parandaluese dhe të tjera me grupet këshillimore të qytetarëve, komunitetet lokale dhe urbane, për të përballuar në kohë shkaqet e mundshme të zjarreve, ndërsa në koordinim me institucione dhe shërbime të tjera, aktivitetet e planifikuara të kontrollit do të intensifikohet”, thonë MPB Maqedoni.

Të fundit