24/04/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

MPB: Qytetarët të kenë kujdes nga mashtrimet, Ministria nuk shfrytëzon posë elektronike për dërgim të ftesave

Ftesa të rrejshme lidhur me hetim të pretenduar aktual u janë dërguar qytetarëve dhe personave fizikë të caktuar nga ana e kryerësit i cili paraqitet në mënyrë të rrejshme në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjegjësisht në emër të sekretares shtetërore Magdalena Nestorovska, informojnë nga MPB-ja.

“U bëjmë apel qytetarëve të mos bien preh e mashtrimeve të këtilla, ndërsa Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale pranë MPB-së tashmë po ndërmerr masa dhe aktivitete përkatëse për sanksionim ligjor të kryerësit. Ministria e Punëve të Brendshme nuk shfrytëzon postë elektronike për dërgim të ftesave qytetarëve lidhur me zbatimin e hetimeve, por ato ftesa dërgohen në formë letre, me procedurë përkatëse”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

Nga MPB-ja u bëjnë apel qytetarëve aspak të mos i hapin këto mesazhe elektronike. ar/

Të fundit