19/04/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

MPJ-ja bullgare: Jemi të gatshëm ta nënshkruajmë Protokollin sipas nenit 12 nga Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë sot kumtoi se është e gatshme të vazhdojë me nënshkrimin e Protokollit, sipas nenit 12 nga Marrëveshja për miqësi dhe fqinjësi të mirë me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kumtesa e tillë e MPJ-së bullgare vijon pas vendimit të djeshëm të Asamblesë popullore të Bullgarisë me të cilën i jepet dritë e gjelbër propozimit të presidencës franceze për fillimin e negociatave për aderimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Në kumtesën e Ministrisë thuhet se “është koha që faktorët përgjegjës në Republikën e Maqedonisë së Veriut jo me fjalë, por me vepra, ta tregojnë përkushtimin e tyre dhe dëshirën për të ardhmen personale dhe evropiane të rajonit”.

“Shpejtësia me të cilën Republika e Maqedonisë së Veriut do të inkuadrohet drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian varet nga ajo dhe nuk do të shtyhet nëse vendi i realizon obligimet e ndërmarra lidhur me vlerat evropiane dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore”, theksohet në kumtesën e Ministrisë bullgare të Punëve të Jashtme.

Të fundit